Ibrahimovic kundër Ronaldos

Zlatan Ibrahimovic ose Cristiano Ronaldo, njëri prej tyre nuk do të luajë në Kampionatin botëror 2014 në Brazil. Portugalia do të ndeshet me Suedinë në kuadër të play-offit për kualifikim në garën e vitit të ardhshëm, pas shortit të tërhequr në selinë e FIFA-së në Zurich. Në ndeshjet tjera, Franca do të ndihet favorit për…

Sport

21/10/2013 13:57

Zlatan Ibrahimovic ose Cristiano Ronaldo, njëri prej tyre nuk do të luajë në Kampionatin botëror 2014 në Brazil. Portugalia do të ndeshet me Suedinë në kuadër të play-offit për kualifikim në garën e vitit të ardhshëm, pas shortit të tërhequr në selinë e FIFA-së në Zurich.

Në ndeshjet tjera, Franca do të ndihet favorit për të siguruar pjesëmarrjen pasi do të përballet me Ukrainën. Greqia do të ballafaqohet me Rumaninë kurse Kroacia ka qenë mjaft me fat pasi do të luajë kundër Islandës.

Ndeshjet do të zhvillohen në sistemin vajtje-ardhje, ku fituesi do të kualifikohet direkt për në fazën e grupeve të Kampionatit botëror 2014. Ndeshjet do të zhvillohen më datat 15 dhe 19 nëntor.

Çiftet e play-offit:

Portugali – Suedi

Ukrainë – Francë

Greqi – Rumani

Islandë – Kroaci