Zemaj: VV-ja po e faktorizon Listën Serbe

Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese se nuk ka konstituim të Kuvendit pa nënkryetarin serb, anëtari i kryesisë së LDK-së, deputeti Armend Zemaj, tha se LVV-ja po e faktorizon Listën Serbe. Zemaj nuk bëri të ditur se si do të veprojë LDK-ja në seancë konstituive pas këtij vendimi të Gjykatës, por tha se pa zgjedhje…

Lajme

01/10/2025 20:36

Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese se nuk ka konstituim të Kuvendit pa nënkryetarin serb, anëtari i kryesisë së LDK-së, deputeti Armend Zemaj, tha se LVV-ja po e faktorizon Listën Serbe.

Zemaj nuk bëri të ditur se si do të veprojë LDK-ja në seancë konstituive pas këtij vendimi të Gjykatës, por tha se pa zgjedhje të të gjithë nënkryetarëve nuk ka konstituim të Kuvendit.

“Vendimi ka qenë i pritur jo vetëm për LDK-në por për atë çka thotë kushtetuta dhe procedura kuvendore. Nuk ka konstituim të Kuvendit në mënyrë parciale. Ose konstituohet i plotë ose duhet pritur afatet kushtetuese. Në s’mund të supozojmë si do të veprojmë, ta shohim vendimin e plotë kur të publikohet nëse ka diçka që është interferim ndryshe në kuptimin e procedurës kuvendore….për neve si LDK është e papranueshme mënyra e kësaj sjellje të LVV-së duke i dhënë hapësirë shumë të madh Listës Serbe pse duke tentuar ta faktorizojë atë’, tha Zemaj për RTV21.