Rama pritet nga çifti mbretëror në Danimarkë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Danimarkë në kuadër të samitit të liderëve të Bashkimit Europian, i cili po mbahet në kryeqytetin danez, Kopenhagen. Gjatë qëndrimit të tij atje, Rama është pritur nga Mbreti Frederik X dhe Mbretëresha Margrethe II në një ceremoni zyrtare në Pallatin Amalienborg. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu…

Lajme

01/10/2025 20:18

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Danimarkë në kuadër të samitit të liderëve të Bashkimit Europian, i cili po mbahet në kryeqytetin danez, Kopenhagen.

Gjatë qëndrimit të tij atje, Rama është pritur nga Mbreti Frederik X dhe Mbretëresha Margrethe II në një ceremoni zyrtare në Pallatin Amalienborg.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare ndau pamje nga takimi me familjen mbretërore daneze, duke theksuar simbolikën e këtij momenti pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

“Kopenhagen, Danimarkë – Mikpritja nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederik X, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg. Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, rrugëtimi i sotëm vijon në Kopenhagen, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës të liderëve europianë,” shkruan Rama.