Ndahet nga jeta Dukesha e Kentit
Katharine, Dukesha e Kentit, është ndarë nga jeta dje. Lajmin e ka bërë të ditur familja mbretërore britanike. “Me hidhërim të thellë, Pallati i Buckingham-it njofton vdekjen e Lartësisë së Saj Mbretërore, Dukeshës së Kentit. Lartësia e Saj Mbretërore ndërroi jetë në paqe mbrëmë në Pallatin Kensington, e rrethuar nga familja e saj. Mbreti dhe…

ShowBiz
Katharine, Dukesha e Kentit, është ndarë nga jeta dje.
Lajmin e ka bërë të ditur familja mbretërore britanike.
“Me hidhërim të thellë, Pallati i Buckingham-it njofton vdekjen e Lartësisë së Saj Mbretërore, Dukeshës së Kentit.
Lartësia e Saj Mbretërore ndërroi jetë në paqe mbrëmë në Pallatin Kensington, e rrethuar nga familja e saj.
Mbreti dhe Mbretëresha dhe të gjithë anëtarët e Familjes Mbretërore i bashkohen Dukës së Kentit, fëmijëve dhe nipërve e mbesave të tij në zi për humbjen e tyre dhe kujtojnë me dashuri përkushtimin e përjetshëm të Dukeshës ndaj të gjitha organizatave me të cilat ajo ishte e lidhur, pasionin e saj për muzikën dhe empatinë e saj për të rinjtë” thuhet në njoftim.
Katharine u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare, pasi ishte pjesëtarja më e vjetër e gjallë nga familja mbretërore.
Një pianiste, organiste dhe këngëtare e aftë, ajo hoqi dorë nga stili i saj i Mbretërisë, duke preferuar të njihej si Znj. Kent.
Katharine u tërhoq nga jeta mbretërore për të kaluar 13 vjet duke dhënë mësim muzikë në një shkollë fillore në Hull.