Tragjike: Dy të vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin në Astrazup të Malishevës
Dy persona kanë vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në fshatin Astrazub të Malishevës, të premten. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50. “Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë,…

Lajme
Dy persona kanë vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në fshatin Astrazub të Malishevës, të premten.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50.
“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave dërgohen për ekzaminim mjeko-ligjor.