Kadrijaj thotë se deputetët e VV-së nuk kanë integritet: Krejt çka dijnë të bëjnë është ta dëgjojnë liderin e tyre suprem, Albin Kurtin

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është deklaruar sot në foltoren e Kuvendit në lidhje me dështimin e 44-të për konstiuimin e Kuvendit të Kosovës. Deputet e VV-së ajo i ka quajtur si “ushtarë që nuk kanë zë” e që sipas saj nuk kanë as integritet, shkruan lajmi.net. “Një kryetar me ushtarë që nuk kanë zë,…

Lajme

09/07/2025 12:03

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është deklaruar sot në foltoren e Kuvendit në lidhje me dështimin e 44-të për konstiuimin e Kuvendit të Kosovës.

Deputet e VV-së ajo i ka quajtur si “ushtarë që nuk kanë zë” e që sipas saj nuk kanë as integritet, shkruan lajmi.net.

“Një kryetar me ushtarë që nuk kanë zë, që nuk kanë integritet dhe krejt çka dinë me bë është ta dëgjojnë liderin e tyre suprem Albin Kurtin. Është e 44-ta seancë, po përsëriten njëjtë dhe po tentohet të vazhdohet njëjtë edhe pas një aktgjykimi që e ka sqaruar saktë çfarë duhet të bëhet. Nëse ndërrohet rendi i ditës i përcaktuar në kryesinë e Kuvendit së paku duhet të konsultohen partitë politike kuvendare gjë që nuk jemi konsultuar. Nuk ka pas as mocion e tani po duan të kenë mocion për diçka që nuk ka ndodh”, ka thënë Kadrijaj.

Ajo gjatë seancës ka thënë se përgjegjësia për zhbllokim i takon Albin Kurtit.

“Ne e kemi propozimin, ai që është bllokues duhet të propozojë për komision që të zhbllokohet situata. Kjo përgjegjësi i takon Albin Kurtit”, tha Kadrijaj.