Irani hedh një valë të re raketash drejt Izraelit pasi u sulmua nga SHBA-ja

Ushtria izraelite tha se Irani ka lëshuar një valë të re raketash drejt vendit, dhe ka bërë thirrje që qytetarët të strehohen. “Pak më parë, ushtria identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit”, thuhet në një deklaratë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. “Sistemet mbrojtëse janë duke vepruar për ta…

Bota

22/06/2025 08:17

Ushtria izraelite tha se Irani ka lëshuar një valë të re raketash drejt vendit, dhe ka bërë thirrje që qytetarët të strehohen.

“Pak më parë, ushtria identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit”, thuhet në një deklaratë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

“Sistemet mbrojtëse janë duke vepruar për ta përgjuar kërcënimin”, thuhej më tej, duke shtuar se publiku është “urdhëruar të hyjë në një hapësirë të mbrojtur dhe të qëndrojë aty deri në një njoftim të dytë”.

Kjo valë e re raketash është e para që Irani ka lëshuar që kur SHBA njoftoi se ka sulmuar objektet bërthamore të Iranit.