Izraeli thotë se Irani ka qëlluar me 370 raketa balistike e qindra dronë drejt Izraelit brenda disa ditësh
“Irani ka qëlluar 370 raketa balistike dhe qindra dronë drejt Izraelit gjatë katër ditëve të konfliktit”- u tha nga zyra e kryeministrit izraelit. Deri të hënën në mëngjes, 24 persona ishin vrarë në Izrael dhe 592 të tjerë ishin plagosur, ku 10 prej tyre në gjendjen më të rëndë që kur rifilluan armiqësitë me sulmet…

Bota
“Irani ka qëlluar 370 raketa balistike dhe qindra dronë drejt Izraelit gjatë katër ditëve të konfliktit”- u tha nga zyra e kryeministrit izraelit.
Deri të hënën në mëngjes, 24 persona ishin vrarë në Izrael dhe 592 të tjerë ishin plagosur, ku 10 prej tyre në gjendjen më të rëndë që kur rifilluan armiqësitë me sulmet e nisura të premten.
Predhat njoftohet se kanë goditur 30 vende në Izrael.
Në Iran të paktën 224 persona janë vrarë që nga e premtja, sipas ministrisë së shëndetësisë së vendit e që citohet në mediat shtetërore iraniane./Lajmi.net/