Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës në Shqipëri

Artan Lame, ish-zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve në Shqipëri, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani pas një ndëhyrjeje të vështirë në zemër. Lame humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës. I lindur në Tiranë në vitin 1967 dhe me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame ka…

Lajme

22/05/2025 11:08

Artan Lame, ish-zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve në Shqipëri, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani pas një ndëhyrjeje të vështirë në zemër. Lame humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.

I lindur në Tiranë në vitin 1967 dhe me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame ka lënë një pasuri të madhe në fushën e historisë shqiptare dhe trashëgimisë kulturore. Ai ka qenë një veprimtar i shquar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit, një publicist dhe opinionist i njohur. Po ashtu, ai ka qenë një nga koleksionistët më të mirë të historisë shqiptare, me një pasion të madh për ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar.

Në karrierën e tij, Lame ka shërbyer si një funksionar i lartë publik dhe ka kontribuar në zhvillimin e institucioneve të shtetit shqiptar.