“Më vjen keq që nuk kam aeroplan për t’iu dhënë”, presidenti afrikan thumbon Trumpin për dhuratën që pranoi nga Katari

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa i kërkoi falje, me sa duket, me shaka, presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se ai nuk ka një aeroplan për t’i dhuruar. “Më vjen keq që nuk kam një aeroplan për t’ju dhënë”, tha Ramaphosa në Zyrën Ovale ndërsa Trump e priste atë për një takim dypalësh dhe…

Bota

22/05/2025 10:51

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa i kërkoi falje, me sa duket, me shaka, presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se ai nuk ka një aeroplan për t’i dhuruar.

“Më vjen keq që nuk kam një aeroplan për t’ju dhënë”, tha Ramaphosa në Zyrën Ovale ndërsa Trump e priste atë për një takim dypalësh dhe drekë.

“Do të doja ta bënit. Unë do ta pranoja”, tha Trump.

“Nëse vendi juaj do t’i ofronte Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara një aeroplan, unë do ta merrja atë.”

Bëhet e ditur se këto deklarata vijnë pasi Katari i dhuroi Trumpit një aeroplan luksoz 747.

Pentagoni njoftoi zyrtarisht se aeroplani ishte pranuar pikërisht në kohën kur Trump po priste Ramaphosan.

Por, dhurata që vlerësohet të kushtojë 400 milionë dollarë ka ngritur pikëpyetje të etikës dhe ligjshmërisë nga republikanët dhe demokratët.

Ndryshe, Trump e priti Ramaphosan me një video pesëminutëshe, për të cilën pretendonte se kishte të bënte me akuzat për gjenocid ndaj popullsisë së bardhë në Republikën e Afrikës së Jugut.

Videoja në fjalë më vonë u publikua në llogarinë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në rrjetin social X, me titullin “Dëshmi e përndjekjes në Afrikën e Jugut”.