Rihanna e lumtur, por a është në pritje të binjakëve?
Në mbrëmjen e Met Gala 2025, Rihanna bëri një lajm të bukur që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve: ajo është shtatzënë. Me barkun e rrumbullakosur, këngëtarja u bë qendra e vëmendjes në këtë ngjarje madhështore, që mblodhi yjet më të mëdhenj të Hollywood-it. Por, një moment specifik i ngjarjes shkaktoi spekulime të shumta kur Rihanna…

ShowBiz
Në mbrëmjen e Met Gala 2025, Rihanna bëri një lajm të bukur që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve: ajo është shtatzënë. Me barkun e rrumbullakosur, këngëtarja u bë qendra e vëmendjes në këtë ngjarje madhështore, që mblodhi yjet më të mëdhenj të Hollywood-it.
Por, një moment specifik i ngjarjes shkaktoi spekulime të shumta kur Rihanna foli për fëmijët e saj.
Në momentin që filluan të binin disa pika shiu, Rihanna u pyet nëse kishte marrë çadër me vete, një pyetje që bëri aludim për këngën e saj të famshme “Umbrella”.
Ajo u përgjigj duke thënë se bashkëshorti i saj, reperi A$AP Rocky, kishte marrë çadrën, por më pas shtoi diçka që tronditi ndjekësit e saj: “Kam marrë fëmijët me vete.”
Kjo deklaratë bëri që shumë të dyshonin dhe të spekulonin se Rihanna mund të ishte shtatzënë me binjakë, duke pasur parasysh përdorimin e fjalës “fëmijë” në shumës.
Edhe pse këngëtarja dhe A$AP Rocky janë tashmë prindër të dy djemve, RZA, 2 vjeç dhe Riot, 1 vjeç, shumë ndjekës ngritën pyetje në lidhje me mundësinë që Rihanna të presë binjakë.
Kujtojmë që Rihanna ka shprehur gjithmonë dëshirën të bëhet nënë e një vajze, por për momentin ajo mbetet shumë e rezervuar për detajet e shtatzënisë së saj.
Në një intervistë të fundit për Harper’s Bazaar, Rihanna ka folur për jetën e saj si nënë dhe karakteristikat e ndryshme të djemve të saj.
Ajo e përshkruan RZA-n si një fëmijë të ndjeshëm, të dashur pas muzikës, librave dhe ujit, ndërsa Riot është një energji e papërmbajtur, gjithmonë duke kënduar që në mëngjes. Rihanna e quan Riot “alarm të mëngjesit të saj” dhe ka theksuar se shpesh fëmijët preferojnë partnerin e saj, A$AP Rocky, si babanë më të dashur.