Haradinaj- Kurtit: Nuk mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme ku nuk o votua raporti i konfirmimit të mandateve. Haradinaj tha se konstituimi i Kuvendit sot u bllokua nga vetë Albin Kurti, Ligji e Kushtetuta e këtij shteti që nuk lejojnë që të mbajë edhe postin e Kryeministrit edhe të ministrit edhe…

Lajme

15/04/2025 14:45

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme ku nuk o votua raporti i konfirmimit të mandateve.

Haradinaj tha se konstituimi i Kuvendit sot u bllokua nga vetë Albin Kurti, Ligji e Kushtetuta e këtij shteti që nuk lejojnë që të mbajë edhe postin e Kryeministrit edhe të ministrit edhe të betohesh si deputet.

“Nuk mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht. Ne nuk mund ta shkelim Kushtetutën dhe të veprojmë ndryshe, prandaj nuk e votuam raportin”,tha Haradinaj.

Ai shtoi se Kurti me ministrat e tij nëse duan ta konstituojnë Kuvendin, le të tërhiqen ose nga postet ministrore, ose nga mandate i deputetit.

“Albin Kurti me ministrat e tij, nëse duan ta konstituojnë Kuvendin, le të tërhiqen ose nga postet ministrore, ose nga mandati i deputetit, e të mos i fajësojnë të tjerët për gabimet e veta”./Lajmi.net/