Trafiku Urban njofton se autobusët e rinj pritet të mbërrijnë shumë shpejt

Trafiku Urban ka njoftuar se procedura e prokurimit për blerjen e 30 autobusëve të rinj tani është publikuar. Në njoftimin e lëshuar thuhet se Trafiku Urban do të sjell 30 autobusë të rinj për kryeqytet duke përmirësuar shërbimet dhe përkushtimin ndaj një transporti publik më të avancuar. “Falë angazhimit të kompetentëve të ndërmarrjes dhe mbështetjes…

Lajme

13/02/2025 10:32

Trafiku Urban ka njoftuar se procedura e prokurimit për blerjen e 30 autobusëve të rinj tani është publikuar.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Trafiku Urban do të sjell 30 autobusë të rinj për kryeqytet duke përmirësuar shërbimet dhe përkushtimin ndaj një transporti publik më të avancuar.

“Falë angazhimit të kompetentëve të ndërmarrjes dhe mbështetjes së fuqishme nga Komuna e Prishtinës, ky proces ka arritur një fazë të rëndësishme. Blerja e autobusëve do të realizohet përmes procedures dhe platformës së BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim)”, thuhet në komunikatë.

Kjo procedurë për aplikim është e hapur deri më 2 prill 2025, pas së cilës do të bëhet zgjedhja e operatorit.

“Me përfundimin e këtij procesi, autobusët e rinj pritet të mbërrijnë shumë shpejt dhe të ofrojnë shërbime të reja dhe më të mira për qytetarët”, theksohet në komunikatë. /Lajmi.net/