Haradinaj zbulon skenarin: Nëse opozita s’e çon rastin në Kushtetuese, do ta bëjë VV-ja për zgjedhje në dhjetor
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka zbuluar prapaskenat e rreshtimit të partive politike dhe strategjinë që po përdoret për ta dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Haradinaj ka vënë theksin te pozicionimi i dy partive të tjera opozitare, duke deklaruar se si PDK ashtu edhe LDK kanë shprehur hapur dhe publikisht gatishmërinë e tyre për…
Lajme
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka zbuluar prapaskenat e rreshtimit të partive politike dhe strategjinë që po përdoret për ta dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Haradinaj ka vënë theksin te pozicionimi i dy partive të tjera opozitare, duke deklaruar se si PDK ashtu edhe LDK kanë shprehur hapur dhe publikisht gatishmërinë e tyre për të bashkëqeverisur apo për të bërë koalicion me Albin Kurtin.
“PDK ka qenë e gatshme me bashkëpunu me Kurtin. Edhe LDK kanë deklaruar publikisht.”
Më tej, ai ka shpjeguar se si do të rrjedhin procedurat ligjore për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Haradinaj specifikoi se edhe nëse opozita vendos të mos veprojë, Vetëvendosje do të detyrohet ta dërgojë vetë lëndën në Gjykatën Kushtetuese, pasi çdo tentativë për të shpikur një afat të dytë prej 30 ditësh do të nënkuptonte ndryshim të Kushtetutës:
“Edhe nëse ne s’e çojmë, opozita, rastin në Kushtetuese, kanë me e dërguar vetë VV-ja. Tani ata do të jenë në situatë me çu vendin në zgjedhje, nëse mundohen me ia dhënë vendit një 30-ditësh të dytë, e ndryshojnë Kushtetutën”, tha Haradinaj në Klan.
Ai sqaroi skenarin final të pushtetit, duke potencuar do të jetë vetë VV-ja ajo që do t’i drejtohet Kushtetueses me qëllimin e vetëm që ta dërgojë Kosovën në zgjedhje në muajin dhjetor.
“Nëse s’e çon opozita rastin, e çon VV për me çu Kosovën në zgjedhje në dhjetor.”