KQZ njofton se procesi i numërimi po vazhdon në 18 komuna, në disa s’ka nisur ende
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se po vazhdon procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skenderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e veriut dhe Hani i Elezit. Po ashtu nga KQZ u tha se procesin e numërimit e ka…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/478979094_1011028247722259_6545661366663025559_n.jpg)
Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se po vazhdon procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skenderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e veriut dhe Hani i Elezit.
Po ashtu nga KQZ u tha se procesin e numërimit e ka filluar edhe Qendra Komunale e Numërimit në Ferizaj, ndërkaq për qendrat tjera të cilat do të fillojnë procesin e numërimit do të njoftojmë së shpejti.
Deri më tani në kuadër të numërimit të votave për subjektet politikë në vend janë numëruar mbi 99% të votave, por se procesi nuk ka përfunduar ende krejtësisht.
Në këto zgjedhje probleme të mëdha pati në kuadër të numërimit të votave për subjekte politike, por edhe tani që po bëhet numërimi për kandidatët për deputetë./Lajmi.net/