Murati flet për rekord investimesh, Mehmetaj: Për 3 vjet janë investuar vetëm 25 milionë euro
Ministri i Financave, Hekuruan Murati, ka deklaruar se vitin e kaluar ka pasur rekord të investimeve kapitale, por analisti Lirim Mehmetaj ka theksuar se vetëm për tre vjet janë investuar vetëm 25 milionë euro. “Kur e pyetën dje Muratin ku janë ato investime, tha për ndërtesa shkolla, por nëse e mbledh tri vitet fundit, 50…
Lajme
Ministri i Financave, Hekuruan Murati, ka deklaruar se vitin e kaluar ka pasur rekord të investimeve kapitale, por analisti Lirim Mehmetaj ka theksuar se vetëm për tre vjet janë investuar vetëm 25 milionë euro.
“Kur e pyetën dje Muratin ku janë ato investime, tha për ndërtesa shkolla, por nëse e mbledh tri vitet fundit, 50 milionë janë subvencione 25 milionë janë investime kapitale. Tash ministria që këta po thonë që ka pasur investimin më të madh në objekte në riparime, ka investime kapitale vetëm 25 milionë, lëre që i ka vetëm këto për tri vjet por subvencione të dhëna ka dyfish më shumë. Si është e mundur që Qeveria që ka bërë investimin më të madh të investimeve kapitale, del për tri vjet 25 milionë, a Murati po flet për një vit 654 milionë, të cilat nuk janë të dokumentuara në dokumente të shtetit”, ka deklaruar Mehmetaj në Debat Plus.
Ai ka pyetur se pse nuk janë të dokumentuara në të dhëna zyrtare të shtetit investimet e dhjetorit që janë 210 milionë.
“Përkundër që është përfunduar viti, Qeveria e Kosovës nuk është treguar transparente me i dokementu edhe 210 milionë tjera, edhe hera e parë ne po e marrin vesh që në dhjetor janë investuar 210 milionë, është kur t’i teket Muratit me dalë me na tregu”, ka deklaruar mes tjerash Mehmetaj.
Ndërsa, Murati kishte deklaruar se vetëm për vitin 2014 janë investuar 654 milionë euro.
“Kemi një investim rekord të investimeve kapitale, vitin 2024 janë 654 milionë euro, është shifra më e lartë ndonjëherë, kanë shkruar në qindra ndërtesa publike, shkolla, çerdhe, infrastrukturë kulturore, sportive, rrugë, rrugica neper fshatra gjitha këto kur bëhen bashkë e përbëjnë atë investimin prej 654 milionë euro”, kishte deklaruar një ditë më herët ministri Murati.