Policia aksion në veri të vendit, gjenden armë, kartela grafike e minera për prodhim të kriptovalutave
Me datën 22.01.2025, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka mjete të dyshuara, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në rrugën ,, Kollashini “ në qytetin e Mitrovicës Veriore. Siç njofton Policia e Kosovës, kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellëse…
Lajme
Me datën 22.01.2025, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka mjete të dyshuara, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në rrugën ,, Kollashini “ në qytetin e Mitrovicës Veriore.
Siç njofton Policia e Kosovës, kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellëse të saj.
Dëshmitë e gjetur dhe të konfiskuar janë:
• Një armë e gjatë(pushkë ajrore),
• Pesë (5) Kartela Grafike për prodhimin e Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
• Dyzet e dy (42) minera për prodhim të Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
• Një (1) shtëpizë e Kompjuterit
• Një (1) karikator i revoles
• Katërmbëdhjetë (14) fishek të revoles kalibri 9 mm
• Një (1) Radiolidhje
• Një (1) kamerë vëzhgimi,
• Një (1) Divijar,
• Një (1) vulë metalike dhe
• Një (1) Letërnjoftim
Policia e Kosovës ka njoftuar se aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë person i dyshuar, mirëpo është identifikuar një person dhe i cili është me interes për Policinë që të intervistohet. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për ofrim të shërbimeve ndaj të gjithë komunitetit pa dallim”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Policisë në Kosovë: