Vlora Çitaku: Fushata e VV-së ndaj Fidan Jupollit është e papranueshme
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas etiketimeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarit Fidan Jupollit. Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se Jupolli gjatë karrierës së saj politike e ka kritikuar disa herë, madje sipas saj, më shpesh atë dhe subjektin e saj politik. “Gazetarët nuk janë aty për t’i bërë qejfin pushtetit.…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas etiketimeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarit Fidan Jupollit.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se Jupolli gjatë karrierës së saj politike e ka kritikuar disa herë, madje sipas saj, më shpesh atë dhe subjektin e saj politik.
“Gazetarët nuk janë aty për t’i bërë qejfin pushtetit. Janë aty për të bërë pyetje, për të kërkuar llogari dhe për të kritikuar, edhe kur kritika është e pakëndshme për ta.
Prandaj, fushata linçuese e VV kundër Fidan Jupollit është e turpshme dhe e papranueshme. Mospajtimi me një gazetar nuk mund të jetë arsye për ta sulmuar, linçuar apo frikësuar atë.
Demokracia nuk matet me mënyrën se si i trajtojmë ata që pajtohen me ne, por me mënyrën se si i trajtojmë ata që na kritikojnë.
Liria e medias nuk është privilegj i gazetarëve. Është e drejtë e qytetarëve dhe kusht i demokracisë”, shkroi Çitaku.