Kreu i Listës Serbe pretendon se ka kaluar në SNS-në e Vuçiqit: S’jam më deputet në Kuvend të Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, pretendon se është anëtar i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe se nuk është më deputet në Kuvendin e Kosovës. Deklaratat Elek i bëri gjatë një debati parazgjedhor në televizionin Nova. “Unë nuk jam më deputet në parlamentin e Kosovës”, tha Elek, duke thënë se është anëtar i SNS-së, partisë…

Lajme

10/10/2026 22:02

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, pretendon se është anëtar i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe se nuk është më deputet në Kuvendin e Kosovës.

Deklaratat Elek i bëri gjatë një debati parazgjedhor në televizionin Nova.

“Unë nuk jam më deputet në parlamentin e Kosovës”, tha Elek, duke thënë se është anëtar i SNS-së, partisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, raporton KoSSev.