Ancelotti kërkon përforcime, Perez i thotë “Jo”
Carlo Ancelotti me sa duket do të donte të shihte Real Madridin të bëjë transferime në dimër. Por shefat mendojnë ndryshe. Pavarësisht transferimeve të Kylian Mbappe dhe Endrick në verë, Real Madrid ende nuk ka mundur të tregojë formën e tij më të mirë këtë sezon. Madrilenët janë në vendin e dytë në La Liga,…
Sport
Carlo Ancelotti me sa duket do të donte të shihte Real Madridin të bëjë transferime në dimër. Por shefat mendojnë ndryshe.
Pavarësisht transferimeve të Kylian Mbappe dhe Endrick në verë, Real Madrid ende nuk ka mundur të tregojë formën e tij më të mirë këtë sezon. Madrilenët janë në vendin e dytë në La Liga, i 20-ti në Ligën e Kampionëve dhe së fundmi humbën 5-2 nga FC Barcelona në finalen e Superkupës .
Shqetësimet për mungesën e qëndrueshmërisë në mbrojtje janë shtuar këtë sezon pas lëndimeve të Dani Carvajal dhe Eder Militao, ndërsa David Alaba ishte në stol në finalen e Superkupës për herë të parë që nga këputja e ligamentit në dhjetor 2023.
Sipas “The Athletic”, Carlo Ancelotti nuk e ka fshehur dëshirën e tij për përforcime këtë muaj pasi ka frikë se Reali përndryshe do të dështojë të përmbushë objektivat e tyre 2024/25 – por ky mendim nuk ndahet nga ata që janë përgjegjës, përcjellë KosovaPress.
Zyrtarët e klubit janë të mendimit se nuk duhet të bëhen nënshkrime të rëndësishme në afatin kalimtar të janarit – nënshkrimi i fundit i dimrit ishte blerja e mesfushorit brazilian Reinier për 30 milionë euro në vitin 2020.
Është rënë dakord që një qendërmbrojtës i ri dhe një mbrojtës i djathtë nevojiten në afatin kalimtar të janarit. Madrilenët janë ende të interesuar për Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli dhe madje kishin menduar një lëvizje në dimër, por kjo u refuzua.
“Këto janë diskutime që ne po bëjmë me klubin në mënyrë që Madridi të mbetet konkurrues. Unë nuk mendoj se është e drejtë të flasim këtu për atë që diskutoj me klubin,” tha Ancelotti në një konferencë për shtyp të mërkurën. Kur u pyet konkretisht nëse kishte nevojë për nënshkrime të reja, ai u përgjigj: “Nuk po ju përgjigjem.”