Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes

Dje gjatë mesnatës është raportuar në Policinë e Kosovës për të shtëna me armë zjarri. Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa aty janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës, shkruan lajmi.net. “Rr. 27 Nëntori, Prishtinë / 05.12.2024  – 00:55. Pas raportimit për të shtëna me…

Lajme

06/12/2024 09:35

Dje gjatë mesnatës është raportuar në Policinë e Kosovës për të shtëna me armë zjarri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa aty janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës, shkruan lajmi.net.

“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë / 05.12.2024  – 00:55. Pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, lidhur me rastin njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës dhe  rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/