Ekzekutohen pagat për punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë, nuk dihet nëse do të ndalet greva
Pagat për punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë janë ekzekutuar sot, më 14 tetor, ka konfirmuar Drejtoria e Financave e Komunës së Prishtinës. Përmes një përgjigjeje zyrtare për lajmi.net, kjo drejtori ka bërë të ditur se pagesat janë realizuar gjatë ditës së sotme, pas interesimit të redaksisë lidhur me grevën e punëtorëve teknikë në shkollat…
Lajme
Pagat për punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë janë ekzekutuar sot, më 14 tetor, ka konfirmuar Drejtoria e Financave e Komunës së Prishtinës.
Përmes një përgjigjeje zyrtare për lajmi.net, kjo drejtori ka bërë të ditur se pagesat janë realizuar gjatë ditës së sotme, pas interesimit të redaksisë lidhur me grevën e punëtorëve teknikë në shkollat e kryeqytetit.
“Drejtoria e Financave ka konfirmuar që pagesat janë ekzekutuar sot, më 14.10.2026. Me këtë veprim është adresuar çështja e pagesave për të cilën keni kërkuar sqarim”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.
Megjithatë, ende nuk ka konfirmim nëse ekzekutimi i pagave do të pasohet me ndërprerjen e grevës dhe kthimin e punëtorëve teknikë në vendet e tyre të punës.
Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se për vazhdimin apo ndërprerjen e grevës duhet të konfirmojnë vetë përfaqësuesit e punëtorëve. /Lajmi.net/