Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare, këto janë 7 pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës nesër do të ketë seancë plenare nga ora 10:00. Kështu ka bërë të ditur për mediat Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun, transmeton lajmi.net. Në rend të ditës janë 7 pika. Seanca do të filloj me miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme. Më poshtë keni rendin e plotë të ditës…

Lajme

14/10/2026 15:45

Kuvendi i Kosovës nesër do të ketë seancë plenare nga ora 10:00.

Kështu ka bërë të ditur për mediat Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun, transmeton lajmi.net.

Në rend të ditës janë 7 pika. Seanca do të filloj me miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

Më poshtë keni rendin e plotë të ditës për seancën e nesërme: 

1.  Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;
2.  Deklarimet jashtë rendit të ditës;
3.  Pyetjet parlamentare;
4.  Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;
5.  Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;
6.  Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare;
7.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit./lajmi.net/