Bastiset shtëpia e një qytetari në Kamenicë, i gjenden armë e fishekë
Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar në Koretin të Kamenicës. Policia ka njoftuar se është bastisur shtëpia e të dyshuarit , ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, 44 fishekë, një jelek për mbajtje të municionit, një elektroshok, dy thika, një shufër, një jelek taktik, një këllëf i armës së shkurtër dhe…
Lajme
Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar në Koretin të Kamenicës.
Policia ka njoftuar se është bastisur shtëpia e të dyshuarit , ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, 44 fishekë, një jelek për mbajtje të municionit, një elektroshok, dy thika, një shufër, një jelek taktik, një këllëf i armës së shkurtër dhe një kuti me pajisje për pastrimin e armës së zjarrit, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/