Shefi i Zyrës së BE-së përsërit reagimin e Borrell ku tha se sulmi në “Ibër Lepenc” ishte akt terrorist
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me ambasadorët e vendeve të QUIN-it. Me këtë rast para mediave është deklaruar edhe Avio Orav, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Ai ka përsëritur thirrjen e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Joseph Borrell, i cili dënoi ashpër sulmin e 29 nëntorit në “Ibër Lepenc” dhe…
Lajme
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me ambasadorët e vendeve të QUIN-it.
Me këtë rast para mediave është deklaruar edhe Avio Orav, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Ai ka përsëritur thirrjen e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Joseph Borrell, i cili dënoi ashpër sulmin e 29 nëntorit në “Ibër Lepenc” dhe e quajti sabotazh e akt terrorist.
Pas takimit që patën me Kurtin, Orav nuk tha asgjë tjetër për mediat, vetëm se përsëriti thirrjen e Borrell.
Ai tha se kjo thirrje ishte e qartë dhe se u njoftuan nga Kurti në lidhje me zhvillimet e fundit mbi sulmin e së premtes mbrëma.
“Patëm një takim me kryeministrin Kurti dhe komunitetin ndërkombëtar. Kryeministri pati mundësinë të na informojë për zhvillimet e së premtes mbrëma. Nga ana e Bashkimit Evropian, Borrelli ka bërë një thirrje të qartë që nuk do ta përsëris sepse dihet tashmë”, deklaroi Orav./Lajmi.net/