Prokuroria deklarohet për rastin e të miturës në Gllogoc që dyshohet se iu dha kokainë dhe u dhunua

Në vazhdën e raportimeve për raste mjaftë të rënda në vendin tonë, një i ngjashëm u raportua së fundi në Gllogoc. Nga Policia e Kosovës u raportua një rast i “Intoksikimit të personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope”. Në këtë rast thuhet se viktima femër kosovare, e mitur ka informuar se nga një person…

Lajme

14/11/2024 14:50

Në vazhdën e raportimeve për raste mjaftë të rënda në vendin tonë, një i ngjashëm u raportua së fundi në Gllogoc.

Nga Policia e Kosovës u raportua një rast i “Intoksikimit të personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope”.

Në këtë rast thuhet se viktima femër kosovare, e mitur ka informuar se nga një person i dyshimtë, mashkull kosovar i është dhënë substancë narkotike e llojit “Kokainë”.

Përpos kësaj, dyshohet se më pas me viktimën është abuzuar seksualisht.

INTOKSINIMI I PERSONIT TJETËR ME NARKOTIK OSE SUBSTANCA PSIKOTROPE-Gllogoc 11.11.2024 – 18:00. Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, i është dhënë substancë narkotike e llojit kokainë, dyshohet se më pas me viktimën është abuzuar seksualisht.  Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Nga kjo Prokurori është konfirmuar rasti në fjalë, derisa u tha se rasti është iniciuar për shkak të veprës penale “Intoksinimi i personit tjetër me narkotikë ose substance psikotrope ose dhunimi.

Gjithash është thënë se personi i dyshimtë në këtë rast është ndaluar për 48 orë.

“Me vendim të prokurorit të shtetit një person është ndaluar për 48 orë, si dhe në koordinim me policinë , prokurori i shtetit është duke e hetuar rastin”, u tha nga Prokuroria.

Sipas prokurorisë, më shumë informacione në lidhje me rastin nuk mund të jepen për shkak të fazës së procedurës.

Ndërsa i dyshuari në këtë rast raportohet të jetë një mashkull, 29 vjeçar./Lajmi.net/