Bajrami: Gjysmën e kabinetit të ministrave i ke nën hetime

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Qeveria Kurti ka dështuar në çdo aspekt. Bajrami me theks të veçantë përmendi sistemin e drejtësisë, për çka tha se gjysma e ministrave janë nën hetime. ”Gjysmën e kabinetit të ministrave i ke nën hetime, i ke njerëzit që i mbrojnë njerëzit me aktakuza, neve…

Lajme

12/11/2024 23:18

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Qeveria Kurti ka dështuar në çdo aspekt.

Bajrami me theks të veçantë përmendi sistemin e drejtësisë, për çka tha se gjysma e ministrave janë nën hetime.

”Gjysmën e kabinetit të ministrave i ke nën hetime, i ke njerëzit që i mbrojnë njerëzit me aktakuza, neve edhe sot e kësaj dite Martin Berishaj, i cili e ka të konfirmuar që ka tërhequr para na përfaqëson si ambasador i Kosovës në Kroaci, ka dështuar në çdo aspekt. Sa herë që ka dashtë me shpërqendruar vëmendjen është marrë me Veriun, nuk e ka pas asnjë sukses në veri”, tha Bajrami në RTV 21.