Puthja pasionante mes Gjestit dhe Xhenetës – banorët dalin kundër lidhjes së tyre
Gjesti dhe Xheneta Fetahu mbrëmjen e djeshme (e diel) shkëmbyen puthje pasionante me njëri-tjetrin. Kjo ishte puthja e parë, teksa me këtë rast konfirmuan edhe raportin e tyre, që shkoi në një tjetër nivel. Ata komentuan këtë histori duke shtuar se po ndihen mirë bashkë dhe po kalojnë çaste të mira. Pavarësisht kësaj, shumë nga…
ShowBiz
Gjesti dhe Xheneta Fetahu mbrëmjen e djeshme (e diel) shkëmbyen puthje pasionante me njëri-tjetrin.
Kjo ishte puthja e parë, teksa me këtë rast konfirmuan edhe raportin e tyre, që shkoi në një tjetër nivel.
Ata komentuan këtë histori duke shtuar se po ndihen mirë bashkë dhe po kalojnë çaste të mira.
Pavarësisht kësaj, shumë nga banorët në shtëpi dolën kundër kësaj marrëdhënie.
Ata qenë të ashpër për këtë raport, duke mos pëlqyer veprimet që ata bëjnë, duke e konsideruar false gjithë këtë.
“E ndjekshin kamerën”, “Katunar”, “toksik”, “mendoj që është një gjë e nxituar, dhe jo origjinale”, kanë qenë disa nga komentet.
Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të vijojë ky raport dhe nëse është real.