Audio-inçizmet, Haxhiu: Kuvendi duhet të fillojë procedurën për marrjen e mandatit të Mimoza Kusarit-Lila

Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të fillojë procedurën për marrjen e mandatit të Mimoza Kusarit-Lila, shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo pasi janë publikuar audio-incizime të Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin, të cilat Kusari-Lila i ka cilësuar si montazhe e luftë hibride. Haxhiu tha…

Lajme

09/10/2024 22:53

Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të fillojë procedurën për marrjen e mandatit të Mimoza Kusarit-Lila, shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo pasi janë publikuar audio-incizime të Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin, të cilat Kusari-Lila i ka cilësuar si montazhe e luftë hibride.

Haxhiu tha se Kusari-Lila është ka bashkëpunuar me Radojçiqin për votim të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese dhe eliminimin e veteranëve të UÇK-ës nga Ligji për Pagën Minimale dhe kundër Projektligjit për Trustin.

“Të nderuar miq, Kuvendi i Kosovës duhet të fillojë procedurën për marrjen e mandatit të Mimoza Kusarit-Lila për shkak të bashkëpunimit të saj me kryeterroristin Milan Radojçiq, për votim të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese dhe eliminimin e veteranëve të UÇK-ës nga Ligji për Pagën Minimale dhe kundër Projektligjit për Trustin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.