Donald Trump largohet nga Kina, pas bisedimeve 90-minutëshe me Xi dhe Putin
Presidenti Donald Trump është larguar nga Kina pas një udhëtimi tre-ditor në dy vende, is hoqëruar nga samiti i tij historik me udheqhësit kinezë dhe rusë. Air Force One u nis nga Shenzhen rreth orës 6:50 pasdite sipas orës lokale për fluturimin e gjatë për në shtëpi në Uashington. Trump po fluturon në bordin e…
Bota
Presidenti Donald Trump është larguar nga Kina pas një udhëtimi tre-ditor në dy vende, is hoqëruar nga samiti i tij historik me udheqhësit kinezë dhe rusë.
Air Force One u nis nga Shenzhen rreth orës 6:50 pasdite sipas orës lokale për fluturimin e gjatë për në shtëpi në Uashington. Trump po fluturon në bordin e Boeing 747 të dhuruar nga Katari, i cili është përshtatur për të shërbyer si aeroplan presidencial. Ai u përcoll në aeroport nga Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, transmeton lajmi.net.
Vizitat e Trump në Filipine dhe Kinë kishin për qëllim të tregonin fokusin e tij në Azi-Paqësor në një moment kur vëmendja e tij në politikën e jashtme është përqendruar në luftën e Iranit. Ishte gjithashtu një udhëtim i projektuar për të projektuar autoritet global në një moment dobësie politike.
Sipas raportimeve, Trump do të kthehet në Uashington ndërsa administrata e tij përballet me pyetjet mbi ndërprerje te shërbimeve që kanë shkaktuar ankth dhe kanë vënë në provë aftësinë e ekipit të tij për të komunikuar qartë me publikun.
Kurse takimi i parë trepalësh mes presidentit amerikan, Donald Trump, presidentit kinez, Xi Jinping, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, nisi në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në Shenzhen të Kinës.
Tre udhëheqësit pritej të diskutonin për çarmatimin bërthamor, si dhe për luftërat në Iran dhe në Ukrainë.
“Ne, vërtet, po bëjmë histori. Ne të tre kemi shumë çështje për të diskutuar”, tha Trump në fjalën e tij hyrëse.
“Si presidentë të tri prej vendeve më të mëdha në botë, kemi përgjegjësi të veçantë për të mbajtur një dialog të hapur, të respektueshëm dhe produktiv për çështje që ndikojnë jo vetëm te qytetarët tanë, por në mbarë planetin”, shtoi ai.
Xi tha se tri vendet duhet “të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe stabilitetin botëror”.
Putin foli për “interesa të përbashkëta në zgjidhjen e konflikteve rajonale, përfshirë, natyrisht, konfliktin në Ukrainë”./Lajmi.net/

