OSBE kërkon më shumë dialog për mbrojtjen e trashëgimisë fetare e kulturore në Kosovë
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me partnerët, ku është diskutuar puna e saj në zonat e veçanta të mbrojtura në Kosovë. Përmes një postimi, OSBE ka bërë të ditur se pret që takime të tilla të mbahen rregullisht, me synimin e forcimit të dialogut ndërmjet…
Lajme
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me partnerët, ku është diskutuar puna e saj në zonat e veçanta të mbrojtura në Kosovë.
Përmes një postimi, OSBE ka bërë të ditur se pret që takime të tilla të mbahen rregullisht, me synimin e forcimit të dialogut ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve, si dhe adresimit të çështjeve të hapura, transmeton lajmi.net.
“OSBE informoi partnerët për punën e saj në zonat e veçanta të mbrojtura. Si anëtare e Këshillit Zbatues dhe Monitorues (IMC), presim me padurim takimet e rregullta, të cilat synojnë zhvillimin e dialogut ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve për zgjidhjen e çështjeve dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë. Së bashku”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.
Organizata ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet palëve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare në vend./lajmi.net/