Kosova shënon sukses në Akademinë e FBI-së, diplomojnë edhe tre zyrtarë
Tri zyrtare nga Kosova kanë diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, ka njoftuar ambasada amerikane. Në një postim në Facebook, ambasada tha se Kosova është partnere e fortë e SHBA’së në këtë fushë dhe se ka numrin më të madh të të diplomuarve në këtë akademi në nivel global. “Krenarë që po festojmë suksesin e…
Lajme
Tri zyrtare nga Kosova kanë diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, ka njoftuar ambasada amerikane.
Në një postim në Facebook, ambasada tha se Kosova është partnere e fortë e SHBA’së në këtë fushë dhe se ka numrin më të madh të të diplomuarve në këtë akademi në nivel global.
“Krenarë që po festojmë suksesin e tre zyrtarëve nga Kosova, të cilët së fundmi diplomuan në Akademinë Kombëtare të FBI-së! Kosova është një partnere e fortë e SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe ka numrin më të madh të zyrtarëve të diplomuar në këtë akademi jashtë SHBA-së. Jemi të entuziazmuar që do të vazhdojmë bashkëpunimin për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar”.