Këngëtarja “merr në thu” gjatë sfilatës, rrëzohet në skenë

Këngëtarja dhe aktorja meksikane Belinda Peregrín Schüll u rrëzua gjatë shfaqjes së modes në Javën e Modës në Paris. Belinda mori pjesë në sfilatën e L’Oreal Walk Your Worth dhe u ‘pengua’ gjatë ecjes duke përfunduar në dyshemenë e pistës. Këngëtarja Anitta, e cila ka mbajtur edhe sfilatën, i ka ardhur me shpejtësi në ndihmë…

ShowBiz

24/09/2024 09:40

Këngëtarja dhe aktorja meksikane Belinda Peregrín Schüll u rrëzua gjatë shfaqjes së modes në Javën e Modës në Paris.

Belinda mori pjesë në sfilatën e L’Oreal Walk Your Worth dhe u ‘pengua’ gjatë ecjes duke përfunduar në dyshemenë e pistës.

Këngëtarja Anitta, e cila ka mbajtur edhe sfilatën, i ka ardhur me shpejtësi në ndihmë dhe e ka inkurajuar që ecjen ta bëjë deri në fund. Belinda më vonë bëri shaka me veten në rrjetet sociale

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beli (@belindapop)

“Nuk ka rëndësi sa herë bie, është se si ngrihesh. Faleminderit Anitta”, ka shkruar ajo. Ajo e krahasoi rënien e saj me rënien e Carrie Bradshaw në serialin Sex and the City, në episodin The Real Me. “Momenti më i mirë i jetës sime edhe pse nuk e imagjinoja ashtu”, ka thënë ajo me shaka.

Për shkak të mënyrës sesi e ka përballuar pas aksidentit, sot shumë njerëz e lavdërojnë në rrjetet sociale dhe e quajnë “mbretëresha”.