Musliu publikon një faturë me shkronja çirilice në Mitrovicë: Në këtë formë manifestohet çlirimi i Mitrovicës
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar një faturë me shkronja çirilice që sipas saj është dërguar nga një qytetar i Mitrovicës. Ajo ka thënë se qytetari i ka treguar qe kjo ndodh për herë të parë në Mitrovicë. “Në këtë formë manifestohet çlirimi i Mitrovicës nga Xhelal Sveçla e Albin Kurti. Qytetari…
Lajme
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar një faturë me shkronja çirilice që sipas saj është dërguar nga një qytetar i Mitrovicës.
Ajo ka thënë se qytetari i ka treguar qe kjo ndodh për herë të parë në Mitrovicë.
“Në këtë formë manifestohet çlirimi i Mitrovicës nga Xhelal Sveçla e Albin Kurti. Qytetari i cili ma ka dërguar këtë fatur shkruan se kjo ndodhë për herë të parë me pranu fatura me shkronja çirilice. Dhe me të drejtë shtron pyetjen “a jemi edhe ne Kosovë”?”, ka shkruar Musliu. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: