Gërvalla takohet me Hovenier: Takime të tilla i shërbejnë bashkëpunimit të ngushtë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta strategjike dhe diplomatike

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim të rregullt Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë. Njoftimin të ditur Gërvalla e ka bërë përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook. Gërvalla është shprehur se në takim është diskutuar mbi aktualitetin politik në Kosovë, standardet e demokracisë, luftimin e krimit të organizuar…

Lajme

18/07/2024 23:39

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim të rregullt Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë.

Njoftimin të ditur Gërvalla e ka bërë përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook.

Gërvalla është shprehur se në takim është diskutuar mbi aktualitetin politik në Kosovë, standardet e demokracisë, luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit dhe reformave të thella në fusha të rëndësishme si arsimi, shëndetësia dhe administrata publike.

Ajo ndër të tjera ka shkruar se takime të tilla i shërbejnë bashkëpunimit të ngushtë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta strategjike dhe diplomatike./Lajmi.net