Si ka votuar diaspora e Maqedonisë së Veriut

Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Nëse marrim parasysh vetëm votimin e diasporës, rezultatet tregojnë edhe një epërsi bindëse të kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova me 369 vota, ndërsa kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani, ishte në pozitën e dytë me 182 vota. Presidenti…

Lajme

26/04/2024 10:29

Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.

Nëse marrim parasysh vetëm votimin e diasporës, rezultatet tregojnë edhe një epërsi bindëse të kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova me 369 vota, ndërsa kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani, ishte në pozitën e dytë me 182 vota. Presidenti aktual Stevo Pendarovski fitoi 175 vota nga diaspora.

Nga 2569 votues, 158 votuan për kandidaten e së Majtës, Biljana Vankovska Cvetkovska, 66 i dhanë besimin Maksim Dimitrievskit nga Lëvizja ZNAM, 37 votues votuan për Arben Taravarin dhe i fundit në listë është Stevço Jakimovski nga GROM me 18 vota. Siljanovska-Davkova fitoi para kandidatëve të tjerë presidencialë në Vjenë, Nju Jork, Sofje, Venecia, Bon, Stokholm, Detroit, Hagë, Çikago, Londër, Lubjanë dhe Pragë. Osmani fitoi në Berlin, Mynih dhe Toronto. Pendarovski, nga ana tjetër, fitoi në Pekin dhe Uashington.

Ajo që është interesante për votimin në Lubjanë është se “beteja zgjedhore” është zhvilluar mes dy kandidateve femra. Këtu Siljanovska Davkova fitoi 52 vota dhe Vankovska 34.Në ditën e zgjedhjeve, kandidati Stevçe Jakimovski kritikoi votimin në diasporë, pasi siç theksoi ai ishte ditë pune dhe qytetarët kishin problem të largoheshin nga puna.