Vjedhje e rëndë në Lipjan, hajnat marrin stoli ari, 7 mijë euro dhe një pushkë gjuetie
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Lipjan gjatë ditës së diel. Hajnat kanë marrë stoli ari, para në vlerë prej 7 mijë euro dhe një pushkë gjuetie. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. “Lipjan / 21.01.2024 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar nga persona të…
Lajme
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Lipjan gjatë ditës së diel.
Hajnat kanë marrë stoli ari, para në vlerë prej 7 mijë euro dhe një pushkë gjuetie.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Lipjan / 21.01.2024 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar nga persona të panjohur është vjedhur një pushkë gjuetie me leje dhe një kasafortë në të cilën kishte municion dhe stoli ari në vlerë rreth 7000€”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.
Rasti është në procedurë hetimore. /Lajmi.net/