Arrestohen tre persona në Malishevë, u gjenden pesë armë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Malishevë, pasi i ka kapur me armë. Në vendbanimin e të dyshuarve Xh.H., H.H., dhe E.H, në Carrallukë të Malishevës, janë gjetur dhe konfiskuar: Dy (2) armë zjarri të gjata, Tri (3) armë zjarri të shkurtra (pistoleta) dhe Njëqind e njëzet e tetë (128) fishekë “Armët dhe…

Lajme

03/01/2024 20:13

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Malishevë, pasi i ka kapur me armë.

Në vendbanimin e të dyshuarve Xh.H., H.H., dhe E.H, në Carrallukë të Malishevës, janë gjetur dhe konfiskuar:

Dy (2) armë zjarri të gjata,

Tri (3) armë zjarri të shkurtra (pistoleta) dhe

Njëqind e njëzet e tetë (128) fishekë

“Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas përfundimit të intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm””, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton lajmi.net.