Një pushkë, një scorpion, pistoleta e karikatorë – arrestohen dy persona në Prishtinë, u gjendet një ‘mal’ armatim
Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, për shkak të kryerjes së veprës penale ‘armëmbajtje pa leje’. Të njëjtëve gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre u janë gjetur: Një armë Scorpion, një pushkë gjuetie, dy revole, fishekë e gjësende të tjera. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e…
Lajme
Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, për shkak të kryerjes së veprës penale ‘armëmbajtje pa leje’.
Të njëjtëve gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre u janë gjetur: Një armë Scorpion, një pushkë gjuetie, dy revole, fishekë e gjësende të tjera.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, 57 copa fishekë të pushkës së gjuetisë, një këllëf i pushkës së gjuetisë, një Scorpion, Mod 92 Fs në formë të shkrebzës, dy revole, 43 copa fishekë, 26 copa fishekë me gaz, tre karikatorë të ndryshëm, 3 spreja, 2 spreja për pastrimin e armëve, 1 këllëf i pistoletës, 3 thika me këllëf dhe 1 brisk të vogël. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.