Vuçiqi i frikësuar nga mundësia e lirimit të Thaçit: Nga kanalet e intelegjencës mora informacion se do të dënohet vetëm për shpërfillje të gjykatës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një tjetër deklaratë lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke pretenduar se e di se si do të përfundojë çështja në Hagë. Në një intervistë për “Informer TV”, Vuçiq ka thënë se informacioni për vendimin e pretenduar ka ardhur përmes kanaleve të inteligjencës, transmeton…
Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një tjetër deklaratë lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke pretenduar se e di se si do të përfundojë çështja në Hagë.
Në një intervistë për “Informer TV”, Vuçiq ka thënë se informacioni për vendimin e pretenduar ka ardhur përmes kanaleve të inteligjencës, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, Thaçi nuk do të dënohet për akuzat që lidhen me krimet e luftës, por vetëm për një çështje të veçantë që lidhet me pengimin e administrimit të drejtësisë.
“E mora këtë përmes kanaleve të inteligjencës… Mora informacion se do t’i japin Hashim Thaçit një dënim që mbulon kohën që ka kaluar në paraburgim”, ka deklaruar Vuçiq.
Ai ka pretenduar se dënimi do të lidhet vetëm me akuzën për shpërfillje të gjykatës, ndërsa Thaçi, sipas tij, nuk do të dënohet për krimet e luftës.
“Do të dënohet për shpërfillje të gjykatës, ndërsa nuk do të ketë asgjë në lidhje me krimet kundër serbëve”, ka thënë presidenti serb.
Deklaratat e Vuçiqit vijnë ndërsa procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Presidenti serb e ka trajtuar vazhdimisht çështjen e Gjykatës Speciale në deklaratat e tij publike, ndërsa kësaj radhe pretendimi i tij se ka siguruar informacione nga “kanalet e inteligjencës” për një vendim të ardhshëm ka tërhequr vëmendje të veçantë./lajmi.net/