Rrahu gruan, kur i kontrolluan shtëpinë iu gjet armatim: Arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës dje ka pranuar informatë se një grua është sulmuar fizikisht nga burr i sajë. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, janë gjetur edhe armë e fishekë të ndryshme, shkruan lajmi.net. Ai është dërguar në mbajtje, konform vendimit të prokurorit. “Prishtinë, 10.11.2023 – 08:50, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka…

Lajme

11/11/2023 08:37

Policia e Kosovës dje ka pranuar informatë se një grua është sulmuar fizikisht nga burr i sajë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, janë gjetur edhe armë e fishekë të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Ai është dërguar në mbajtje, konform vendimit të prokurorit.

“Prishtinë, 10.11.2023 – 08:50Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar  një armë zjarri AK-47, një pistoletë dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Lajmi.net