Goditet me armë zjarri vetura që ishte në lëvizje në Graqanicë

Një tentim-vrasje raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në Graqanicë. Katër persona kanë thënë se përderisa ishin në një veturë në lëvizjëe, janë qëlluar nga një person që ishte në një veturë tjetër në lëvizje, shkruan lajmi.net. Nga ky akt raportohet se nuk është lënduar askush ndërsa…

Lajme

20/10/2023 09:21

Një tentim-vrasje raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në Graqanicë.

Katër persona kanë thënë se përderisa ishin në një veturë në lëvizjëe, janë qëlluar nga një person që ishte në një veturë tjetër në lëvizje, shkruan lajmi.net.

Nga ky akt raportohet se nuk është lënduar askush ndërsa rasti po hetohet.

“Katër viktima meshkuj kanë raportuar se derisa ishin në veturë në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë është qëlluar vetura e tyre por pa lëndime në njerëz. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë. /lajmi.net/