Terroristët serbë të vrarë në Kosovë nderohen sërish në takimin Zvezda – Young Boys, s’mungojnë thirrjet skandaloze kundër shqiptarëve
Tifogrupi nacionalist e famëkeq serb i Crvena Zvezdës, “Delije”, kanë nderuar sërish terroristët serbë të vrarë në veri të Kosovës pak kohë më parë. Gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Zvezdës dhe Young Boys në Beograd, tifozët nacionalist serbë shpalosën një koreografi me figurën e njërit prej terroristëve serb që u vra në Banjskë…
Sport
Tifogrupi nacionalist e famëkeq serb i Crvena Zvezdës, “Delije”, kanë nderuar sërish terroristët serbë të vrarë në veri të Kosovës pak kohë më parë.
Gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Zvezdës dhe Young Boys në Beograd, tifozët nacionalist serbë shpalosën një koreografi me figurën e njërit prej terroristëve serb që u vra në Banjskë të Zveçanit, Stefan Nedeljkoviqit e që i njëjti ishte anëtar i “Delije”, shkruan lajmi.net.
Përveç tij, në banderolë shkruhej edhe emri i një tjetër terroristi serb, Bojan Mijailoviq.
Gjatë koreografisë dhe ndeshjes u dëgjuan thirrje skandaloze e ultranacionaliste “Vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë” dhe “Kosova është Serbi”.
Coreography of Delije pic.twitter.com/ea9EK9arof
— Kalabaster (@KalabasterJak) October 4, 2023
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, me siguri se do të ndërmarrë veprime për të dënuar klubin serb për këto veprime skandaloze.
Kujtojmë se gjatë një aksioni në veri të Kosovës, terroristët serbë të udhëhequr nga krimineli Milan Radojqiq vranë policin hero të Kosovës, Afrim Bunjakun./Lajmi.net/