Kosova jashtë programit 7.5 miliardësh të BE-së, Hoti: Dëm i madh
Për dallim nga katër shtetet fqinje, Kosova nuk është pjesë e programit 7.5 miliardësh të financuar nga Bashkimi Evropian. Kosova ka humbur edhe një shans të artë për një projekt të madh financiar nga Bashkimi Evropian dhe bëhet fjalë për programin “Europa Digjitale”, një projekt ky shumë i rëndësishëm për bizneset dhe institucionet e vendeve…
Lajme
Për dallim nga katër shtetet fqinje, Kosova nuk është pjesë e programit 7.5 miliardësh të financuar nga Bashkimi Evropian.
Kosova ka humbur edhe një shans të artë për një projekt të madh financiar nga Bashkimi Evropian dhe bëhet fjalë për programin “Europa Digjitale”, një projekt ky shumë i rëndësishëm për bizneset dhe institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Me firmosjen e kësaj marrëveshjeje sot në Bruksel qytetarët, bizneset dhe institucionet publike e vendeve të rajonit që morën pjesë në këtë takim, do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e financuar nga Bashkimi Evropian.
Sipas deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, ky është “dëm i madh”.
“Dëm i madh që Kosova nuk është pjesë e Programit të Evropës Digjitale të BE-së” – ka shkruar ai.
Kosova nuk është pjesë e këtij projekti, pikërisht në kohën kur vendet e Bashkimit Evropian kanë vendosur sanksione ndaj vendit për shkak të tensioneve në veri të Kosovës – të cilat janë përcjellë me thirrje të vazhdueshme për deeskalim, por të padëgjuara nga liderët kosovarë.
Bashkimi Evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se do të vendosin masa ndaj Kosovës.