Ndryshojnë çmimet e biletave për finalen Gjilani – Prishtina në Kupën e Kosovës
Kanë ndryshuar çmimet e biletave për finalen e Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës. Dy klubet kanë bërë kërkesë të përbashkët për uljen e çmimit të biletave e që është aprovuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan lajmi.net. Biletat për sektorët Jug dhe Veri, ku edhe do të vendosen dy…
Sport
Kanë ndryshuar çmimet e biletave për finalen e Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës.
Dy klubet kanë bërë kërkesë të përbashkët për uljen e çmimit të biletave e që është aprovuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Biletat për sektorët Jug dhe Veri, ku edhe do të vendosen dy tifogrupet do të kushtojë 2 euro. 3 euro do të kushtojnë biletat për sektorin Lindje, ndërkohë për sektorin në Perëndim bileta do të kushtojë 5 euro.
Në njoftimin e parë, biletat për sektorët Veri dhe Jug kanë kushtuar 3 euro, Lindje 5 euro dhe Perëndim 10 euro.
Gjithashtu, Federata e Futbollit e Kosovës do të ndajë nga 200 bileta falas për tifogrupet.
Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës do të zhvillohet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00./Lajmi.net/