PDK-ja dorëzon në Kushtetuese kërkesën për kontestimin e zgjedhjes së Qeverisë Kurti

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar edhe sot Gjykatës Kushtetuese. Deputeti Përparim Gruda dhe deputeti Arian Tahiri, kanë dorëzuar tanimë në Kushtetuese, kërkesën për kontestimin e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re. Pas dorëzimit, deputetët pritet të mbajnë një konferencë për media me fillim nga ora 09:00. Nga PDK kanë deklaruar se mënyra…

Lajme

15/09/2026 08:59

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar edhe sot Gjykatës Kushtetuese.

Deputeti Përparim Gruda dhe deputeti Arian Tahiri, kanë dorëzuar tanimë në Kushtetuese, kërkesën për kontestimin e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Pas dorëzimit, deputetët pritet të mbajnë një konferencë për media me fillim nga ora 09:00.

Nga PDK kanë deklaruar se mënyra e konstituimit të Kuvendit dhe procedurat e ndjekura pas tij kanë probleme kushtetuese, ndaj dhe ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë ligjshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë.Kujtojmë se edhe një ditë më parë, PDK iu drejtua Kushtetueses lidhur me konstituimin e legjislaturës së 11-të e cila e votoi qeverinë Kurti 4, pasi zgjodhi kryetaren dhe 4 nënkryetarët e Kuvendit.Sipas partisë më të madhe opozitare, Albin Kurti dhe partia e tij shkelën afatet kushtetuese me qëllim./Lajmi.net/