Çitaku para verdiktit në Hagë: Më pak se 24 orë, Kosova po ju pret çlirimtarë
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në prag të verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se kanë mbetur më pak se 24 orë deri në vendimin e Gjykatës Speciale. Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka kujtuar sakrificën dhe gjashtë vitet e qëndrimit larg Kosovës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në prag të verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se kanë mbetur më pak se 24 orë deri në vendimin e Gjykatës Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka kujtuar sakrificën dhe gjashtë vitet e qëndrimit larg Kosovës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ajo ka shprehur shpresë dhe besim se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen në Kosovë.
“Më pak se 24 orë pritje.
Një jetë sakrificë. Gjashtë vjet larg Kosovës. Dhe tash, vetëm një ditë na ndan nga verdikti.
Kosova po ju pret, çlirimtarë.
Me zemër. Me shpresë. Me besim.
Ju presim në shtëpi”, ka shkruar Çitaku. /Lajmi.net/