UEFA: Topi ishte jashtë, por VAR-i nuk mund të ndërhynte / Mësohet arsyeja pse u pranua goli i Manchester Cityt

Ndeshja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt e cila u mbyll me rezultat të barabartë e vlefshme për gjysmëfinalen e parë në UEFA Champions League pati shumë polemika, për golin e shënuar nga mysafirët. Në momentin kur ekipi anglez realizoi golin e barazimit me anë të Kevin De Bruyne, gjatë aksionit Bernardo Silva me një…

Sport

10/05/2023 11:58

Ndeshja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt e cila u mbyll me rezultat të barabartë e vlefshme për gjysmëfinalen e parë në UEFA Champions League pati shumë polemika, për golin e shënuar nga mysafirët.

Në momentin kur ekipi anglez realizoi golin e barazimit me anë të Kevin De Bruyne, gjatë aksionit Bernardo Silva me një intervenim largoi topin nga vija e fushës, që në fakt ishte jashtë, shkruan Lajmi.net

Eurosport komunikoi me burime nga UEFA të cilët shpjeguan arsyen pse goli iu pranua skuadrës së Pep Guardiolas dhe pse sistemi VAR nuk mund të ndërhynte.

“Prekja e Bernardo Silvas ishte jashtë, megjithatë VAR nuk mund të ndërhynte sepse Real Madridi e kishte rikthyer topin dhe qysh nga ai moment konsiderohet si një aksion i ri i lojës. Një gabim i gjyqtarit, por që nuk mund të ndryshohet”, thuhet në burimin e UEFA-s.

Kujtojmë që ndeshja kthyese mes Manchester Cityt dhe Real Madridit zhvillohet javën e ardhshme (e mërkurë) nga ora 21:00 në stadiumin “Etihad” derisa rezultati momental është 1 me 1./Lajmi.net/