Katër klubet e Superligës nuk plotësojnë kushtet për licencim

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një shkrimi ka bërë të ditur lajmin se është përmbyllur procesi për licencim nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Por, zbulohet se katër klube të njohura që bëjnë gara në Superligën e Kosovës, nuk i kanë plotësuar këto kushte, shkruan Lajmi.net Bëhet fjalë për skuadrat, si: Ferizaji, Drenica,…

Sport

05/05/2023 17:21

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një shkrimi ka bërë të ditur lajmin se është përmbyllur procesi për licencim nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Por, zbulohet se katër klube të njohura që bëjnë gara në Superligën e Kosovës, nuk i kanë plotësuar këto kushte, shkruan Lajmi.net

Bëhet fjalë për skuadrat, si: Ferizaji, Drenica, Gjilani dhe Malisheva – këto janë skuadrat që kanë dështuar t’i plotësojnë kushtet për licencim nga MKRS-ja.

Kujtojmë që skuadra e Drenicës tashmë edhe zyrtarisht ka rënë nga Superliga dhe pritet që sezonin e ri të bëjë gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar./Lajmi.net/