Real Madridi me disa mungesa të rëndësishme ndaj Sociedad

Real Madridi përballet sot me Real Sociedad, në kuadër të xhiros së 33 në La Liga. ‘Mbretërit’ hyjnë në këtë takim me disa mungesa të rëndësishme. Kampioni i La Ligë udhëtoi në ‘Anoeta’ pa yjet siç janë Luka Modric, Karim Benzema, Vinicus Jr, David Alaba, Eduardo Camavinga dhe Ferland Mendy. Modric, Alaba, Mendy munguan edhe…

Sport

02/05/2023 12:07

Real Madridi përballet sot me Real Sociedad, në kuadër të xhiros së 33 në La Liga.

‘Mbretërit’ hyjnë në këtë takim me disa mungesa të rëndësishme.

Kampioni i La Ligë udhëtoi në ‘Anoeta’ pa yjet siç janë Luka Modric, Karim Benzema, Vinicus Jr, David Alaba, Eduardo Camavinga dhe Ferland Mendy.

Modric, Alaba, Mendy munguan edhe në ndeshjen e fundit.

Kurse Vini kishte disa shqetësime në takimin ndaj Almerias, teksa për Benzema nuk dihet ende arsyeja e mungesës së tij.

Camavinga mungon për shkak të suspendimit me kartonë të verdhë.

Takimi në mes Sociedad dhe Real Madrid ka rëndësi të madhe për të dy ekipet.

Klubi mbretëror e dëshiron fitoren për të mbajtur pozitën e dytë.

Në anën tjetër Sociedad për të siguruar një vend në garat evropiane.

Kujtojmë që ndeshja në mes tyre zhvillohet sot, nga ora 22:00./Lajmi.net/